×
Thursday, October 6, 2022

Subvencioni i grurit/ Fermeri: Me 30 mijë lekë për hektar, vitin tjetër do të kultivoj më shumë

August 7, 2022

Dhimitër Sulovari nga Shijaku, në vitin 1993 la Shqipërinë me mendimin që puna në bujqësi kërkon shumë mund dhe të jep pak fitim.

Por qëndrimi në Itali bujkut shqiptar i mësoi se nga toka mund të nxjerrësh edhe para. Në vitin 2003 si fillim ai mbolli vetëm 1 ha me grurë, ndërsa sot fermeri i drithërave zotëron një sipërfaqe tokë prej 60 hektarë.

“Unë merrem me drithërat kryesisht grurë dhe misër, kam dhe një fabrikë mielli që e përpunoj dhe kam klientelën time që ma marrin çdo vit”, thotë fermeri.

Për Dhimitrin gjetja e tregut nuk ka qenë kurrë problem, pasi gruri i vendit sipas tij ka më tepër proteina sesa gruri i importit.

“Prodhimi vendas është si nata me ditën me atë që vjen nga importi. Sepse gruri dhe misri është karburant i përditshëm dhe ka një treg më të mirë se sa prodhimet e tjera”.

Për të mposhtur grurin e importit, sipas Dhimitrit ka vetëm një zgjidhje, fermerët shqiptarë duhet t’i kthejnë sytë nga toka.  Nafta pa taksa për fermerët dhe subvencioni prej 300 mijë lekësh të vjetra për Ha, e kanë nxitur fermerin që vitin e ardhshëm të kultivojë më tepër grurë.

“Me 300 mijë lekë, mua më ndihmon shumë pasi unë mund të marr plehrat bazë që pothuajse janë gratis pasi më mjaftojnë për mbjelljen e grurit. Duke qenë se unë sivjet kam mbjellë 35 ha me grurë, kulturën që vjen do të mbjell mbi 50 kuintal me grurë. Kam përfituar naftën falas vjet, kam marrë 3000 litra naftë”, shprehet ia.

Por që të mos zvogëlohet sipërfaqja e të mbjellave me misër dhe elb, fermerët kërkojnë të subvencionohen edhe për këto dy kultura.

Mbas korrjes së grurit radhëne ka korrja e misrit që kemi bërë si vjet. “



Comments are closed.