×
Tuesday, December 10, 2024

Studimi/ Deklaratat e udhëheqësve politikë influencojnë njerëzit

May 4, 2020


Hulumtuesit në mbarë botën po kërkojnë të gjejnë trajtim për koronavirusin. Faktikisht disa ilaçe duken premtuese. Megjithatë, frika tek publiku mund të çojë në kërkime për terapi të paprovuara.

Nga mesi i muajit mars, Presidenti Trump tha se ilaçet e përdorura për malarien mund të përdoren edhe për COVID-19.

“Ky ilaç mund të ndryshojë situatën.”

Edhe pse nuk kishte asnjë provë që funksiononte për pacientët e prekur nga virusi, presidenti vazhdoi të promovonte ilaçet.

“Kam parë njerëz që do të vdesin pa të. Kur je në një situatë të tillë, çfarë ka për të humbur?”

Michael Liu është hulumtues në Universitetin e Oksfordit.

“Mund të jenë kardio tokside në doza të larta. Njerëzit me sëmundje pararendëse apo rreziqe të tjera si rezultat i ilaçit, duhe të marrin barnat nën mbikëqyrje mjekësore.”

Një studim i publikuar në revistën mjekësore JAMA tregon se kërkimet në internet nga njerëzit që donin të blinin këto ilaçe u rrit me afro1,400 përqind pasi Presidenti Trump i rekomandoi ato.

“Në vend që të shikonim vetëm prirjet se çfarë njerëzit po kërkojnë të mësojnë rreth këtyre barnave, ne posaçërisht gjetëm njerëzit që donin të blinin ilaçet në fjalë.”

Është e vështirë të gjesh dezinfektues nëpër dyqane, por telefonatat tek qendrat mjekësore për helmimet u shtuan pasi zoti Trump sugjeroi se injektimi i dezinfektantëve gjithashtu mund të funksionojë në trajtimin e virusit.

Si kompanitë prodhuese edhe mjekët paralajmëruan publikun që të mos bëjnë një gjë të tillë. Dr. Oxiris Barbot është zyrtare e lartë e shëndetësisë në qytetin e Nju Jorkut.

“Këto produkte dëmtojnë trupin e njeriut nëse injektohen apo gëlltiten si dhe nëse aplikohen në lëkurë.”

Studimi sugjeron se dekleratat nga udhëheqësit politikë ndikojnë tek veprimet e njerëzve dhe se keqinformimi mund të ketë rezultate të dëmshme dhe madje edhe vdekjeprurëse.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments