×
Sunday, September 19, 2021

Strehimi i afganëve, Rama për “The Guardian”: Dua t’iu jap atyre mundësinë të marrin frymë sërish, vendet e pasura mos kthejnë shpinën!

August 16, 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot për “The Guardian”, lidhur me pranimin e kërkesës së SHBA për të strehuar qindra afganë, të cilët rrezikohen nga talebanët.

Kryeministri Rama është shprehur për medien britanike se Shqipëria do të presë emigrantët nga Afganistani, pasi e di se si është të jetosh nën një diktaturë.

“Unë jam i shkatërruar kur shoh njerëz të lënë pas dhe dua t’u jap atyre të paktën mundësinë për të marrë frymë përsëri. Ne e dimë se si është të jetosh nën një diktaturë dhe si është të jesh i huaj që kërkon strehim diku. Bëhet fjalë për ata që jemi; është nder dhe detyrë ta bësh këtë”, është shprehur Rama.

Më tej, kryeministri Rama ka sulmuar vendet e mëdha, teksa është shprehur se “nuk e kuptoj, se si vendet më të pasura mund t’i kthejnë shpinën këtij problemi”, duke shtuar se “kjo përplaset me vlerat që ne të gjithë predikojmë”.

Në reagimin e tij për medien ndërkombëtare, kreu i ekzekutimit ka thënë se Shqipëria nuk mund të zgjidh problemin por do të bëjë pjesën e saj.

Eunews.al

Comments are closed.