Strategjia e vaksinimit të BE/ Ministri gjerman kritikon Ursula Von der Layen



Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz i është kundërpërgjigjur kryetares së Komisionit Europian, Ursula Von der Layen, pas deklaratave të saj për strategjinë e vaksinimit në BE.
Ai tha se Berlini nuk mund të “lejojë që kjo strategji të përsëritet” ndërsa zemërimi rritet për trajtimin kaotik të BE-së ndaj pandemisë.
Sipas Bild, zëvendëskancelari Olaf Scholz sulmoi Von Der Leyen gjatë një takimi të kabinetit qeveritar.
Scholz , partia e të cilit e kundërshtoi emërimin e von der Leyen si shefe e Komisionit Evropian në 2019, duke treguar një seri gabimesh kur ajo ishte ministre Gjermane e Mbrojtjes – thuhet se e përshkroi administrimin e vaksinës nga KE-ja si një ‘turp’.
Angela Merkel thuhet se e ka mbrojtur von der Leyen në takimin e kabinetit qeveritar, por e ka gjetur veten nën kritika të ashpra që lejoi Brukselin të marret me çështjen e vaskinës, teksa blloku po lufton për të marrë dozat e duhura dhe duke mbetur pas Britanisë në shpërndarjen e tyre.
Vetëm 2.34 % e popullsisë së BE-së kanë marrë një dozë vaksine deri më tani, me Gjermaninë pak mbi mesataren me 2.36 %, ndërsa Britania e Madhe ka arritur të vaksinojë 14.21 % të popullsisë.
Eunews.al

