×
Tuesday, July 23, 2024

Stoltenberg: Sulmet e Moskës janë mizore, NATO do të mbështesë Kievin

July 9, 2024


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoi sulmin masiv rus në Ukrainë këtë mëngjes, sipas Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së.

“Ne kemi qenë dëshmitarë të sulmeve të tmerrshme dhe mizore me raketa kundër qyteteve ukrainase, të cilat kanë vrarë civilë të pafajshëm, duke përfshirë fëmijë – tha Stoltenberg gjatë takimit me Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA Lloyd Austin.

Në samitin e NATO-s” që fillon sot në Uashington “ne do të marrim vendime për të forcuar më tej mbështetjen tonë për Kievin: Rusia duhet të pranojë një zgjidhje në të cilën Ukraina do të mbizotërojë si një komb sovran dhe i pavarur”, nënvizoi kreu i Aleancës së Atlantikut të Veriut.



Comments are closed.