×
Wednesday, December 8, 2021

Stoltenberg: NATO gur themeli për sigurinë europiane

November 16, 2021

NATO mbetet gur themeli për sigurinë evropiane, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Këshillin e Mbrojtjes në Bruksel, duke shtuar se, Aleanca mirëpret angazhimet e BE-së për mbrojtjen, të cilat shkojnë në drejtimin e duhur për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen.

“80% e shpenzimeve të NATO-s vijnë nga aleatët jo-anëtarë të BE-së dhe tre të katërtat e grupeve të ndërhyrjes në pjesën lindore janë nga aleatë jo-anëtarë të BE-së si, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Kanadaja”, tha Stoltenberg, duke theksuar se forcat e ndërhyrjes së shpejtë të NATO-s, të trefishuara vitet e fundit në 245 mijë , janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të gjithë aleatët, përfshirë ata evropianë”.

“Mbrojtja e BE-së ofron më shumë burime dhe aftësi të reja dhe është diçka që NATO e mirëpret pasi ne e kemi kërkuar prej kohësh këtë, ashtu siç mirëpresim rritjen e kapaciteteve të BE-së, të cilat duhet të jenë të disponueshme edhe për misionet dhe aktivitetet e NATO-s” shtoi ai. 

Eunews.al

Comments are closed.