×
Saturday, February 4, 2023

Steinmeier: Shqipërinë dhe Gjermaninë i lidh një partneritet i ngushtë

November 28, 2022


Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier i përcolli Presidentit Bajram Begaj urimet e Gjermanisë për Festën Kombëtare të Shqipërisë.

Para vizitës së tij që do të zhvillojë të enjten dhe të premten në Tiranë, Steinmeier shprehet se Shqipërinë dhe Gjermaninë i lidh një partneritet i ngushtë, në nivel dypalësh dhe si vende aleate të NATO-s.

“Gëzohem që përmes nisjes së bisedimeve të anëtarësimit këtë korrik Shqipëria ka bërë edhe një hap historik drejt Bashkimit Evropian”, thekson Presidenti Steinmeier në mesazhin e publikuar nga Ambasada gjermane në vendin tonë.

Ai deklaron se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë në mënyrë aktive vendin tuaj në këtë rrugë si mik dhe partner.

“Uroj për ju dhe bashkëkombasit tuaj mbarëvajtje personale dhe një të ardhme në paqe, liri dhe mirëqenie”, përfundon mesazhi i Presidentit gjerman.



Comments are closed.