×
Wednesday, December 8, 2021

Steinmeier përkujton ambivalencën e 9 nëntorit në historinë e Gjermanisë

November 9, 2021

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier kujtoi 9 nëntorin si një datë me rëndësi për historinë e vendit, në një ceremoni në rezidencën presidenciale në kështjellën Bellevue, në prani të kancelares në largim, Angela Merkel.

Kujtojmë se 9 nëntori i vitit 1918 ishte dita e përfundimit të monarkisë dhe fillimi i republikës parlamentare gjermane, ndërsa ai i 1938-s ishte djegia e dyqaneve të hebrenjve, e ashtuquajtur Kristallnacht.

Në të njëjtën ditë të vitit 1989 ra edhe Muri i Berlinit.

”Të durosh këtë ambivalencë, të mbash në zemër dritën dhe hijet, gëzimin dhe dhimbjen është pjesë e të qenit gjerman”, theksoi Steinmeier.

”Pranimi i turpit, dhimbjes dhe respektit për viktimat janë thelbi i këtij patriotizmi të ndritur”, theksoi ai.

Eunews.al

Comments are closed.