×
Saturday, July 31, 2021

Stanishev letër Ramës: Keni treguar lidership të jashtëzakonshëm drejt reformave të thella e të pakthyeshme

March 26, 2021

Sergei Stanishev, presidenti i Partisë Socialiste Europiane, përmes një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama shprehet se “në këto tetë vite, Partia Socialiste dhe ju personalisht keni treguar lidership të jashtëzakonshëm në drejtimin e një rruge të guximshme drejt reformave të thella e të pakthyeshme, veçanërisht në sistemin e drejtësisë”.

“Teksa po i afroheni zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, do doja t’ju shprehja ju dhe simotrës sonë, Partisë Socialiste të Shqipërisë, një mesazh të ngrohtë mbështetjeje.
Këto zgjedhje kanë rëndësi të madhe për rrugën e Shqipërisë drejt Europës, për vijimin e reformave dhe të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë, si dhe për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019”, shkruan Stanishev.

“Reformat po japin fryte: ju keni filluar tashmë të rindërtoni një sistem drejtësie të bazuar në integritet dhe profesionalizëm, duke u bërë kështu shembull për të gjithë rajonin e më gjerë”, tha Stanishev.

“U ndjeva shumë i lumtur kur pashë që keni mbledhur një ekip plot energji dhe me një larmi kandidatësh për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke u mbështetur shumë te gratë dhe të rinjtë. Besoj se këto dy forca të fuqishme do të kontribuojnë në fitoren elektorale më 26 prill, si dhe në thellimin e mëtejshëm të reformave dhe zhvillimit ekonomik të vendit në mandatin tuaj të tretë qeverisës”, shkruan Stanishev, ndërsa uron për suksese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për