×
Saturday, March 14, 2026

Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it

February 25, 2026


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj zyrtare në Kosovë u takua sot me komandantin e misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneral major Özkan Ulutaş.

Gjatë vizitës, ministrja u takua edhe me trupën e forcave shqiptare që kontribuojnë për sigurinë e stabilitetin në terren me nder e sakrificë.

Spiropali falënderoi “trupat tona për profesionalizmin e lartë të treguar”.

“Shqipëria mbetet e përkushtuar për të mbështetur plotësisht misionin e KFOR-it në garantimin e sigurisë së Kosovës, e cila është thelbësore në sigurinë e stabilitetin e rajonit dhe më gjerë”, theksoi Spiropali.

Gjatë vizitës zyrtare, ministrja Spiropali u prit sot nga krerët më të lartë të shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.




Comments are closed.