Spiro Maliqi emerohet Prefekt i Qarkut Elbasan


Spiro Maliqi është emeruar Prefekt i Qarkut Elbasan.
Maliqi vjen në postin e Prefektit pas dorëheqjes së Klevis Xhoxhit, i cili u zgjodh deputet i qarkut të Elbasanit.
Më heret Maliqi mbante postin e shefit të kabinetit të Kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja.
Kush është Spiro Maliqi:
Spiro Maliqi ka Lindur ne qytetin e Elbasanit me 16/02/1991.
Shkollën e mesme e kryer në gjimnazin e gjuheve te huaja Mahmut Ali Cungu, Elbasan.
Studimet e larta niveli Bachelor nisin në Francë në Universitetin Pierre Mendes në Grenoble, për Drejtesi dhe me pas perfundojne ne Universitetin Europian te Tiranes po per Drejtesi me Rezultate shume te larta.
Studimet master per Te Drejte Publike dhe Nderkombetare, te perfunduara si student ekselence.
I licencuar si avokat nga Shkolla Kombetare e avokatise ne vitin 2016.
Eksperienca pune te ndryshme ne shtet ashtu si edhe ne privat ku vecohet, puna ne Ministrine per Europen dhe Punet e Jashtme, ne Ministrine e Infrastruktures tek Njesia per zbatimin dhe implementimin e projekteve si edhe ne Ministrine e Drejtesise tek Drejtoria e Ndihmes Juridike.
Se fundmi, shef Kabineti i kryetarit te Bashkise Elbasan.
Njohes shume i mire i legjislacionit vendas dhe te huaj, si edhe zoterues i disa gjuheve te huaja si Anglisht, Frengjisht, Italisht dhe Spanjisht.
Eunews.al
