×
Tuesday, November 12, 2024

Spanjë, Sanchez premton 9 miliardë euro për Shëndetin Publik

July 2, 2020


Kreu i qeverisë spanjolle, Pedro Sanchez, premtoi sot se qeveria do të paguajë nëntë miliardë euro për rajonet autonome, me qëllim forcimin e sistemit të Shëndetit Publik, i goditur keq nga pandemia e COVID-19.

“Ne do të vëmë në dispozicion nëntë miliardë euro vetëm për Shëndetin Publik në komunitetet tona autonome me fonde të humbura”, njoftoi lideri socialist, gjatë një interviste në kanalin televiziv “LaSexta”.

“Nuk mund të ketë një angazhim më të madh se kjo për profesionistët tanë të shëndetit, të cilëve dua t’u shpreh mirënjohjen time”, shtoi ai.

Spanja ishte një nga vendet europiane më të prekura nga pandemia, me më shumë se 28 360 viktima nga COVID-19 në territorin e saj.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments