×
Sunday, September 26, 2021

Spanja dhe Holanda klasifikohen zona me incidencë të lartë të COVID-19

July 23, 2021

Spanja dhe Holanda do të klasifikohen si zona me incidencë të lartë të COVID-19 nga qeveria gjermane, duke filluar nga e marta, pas një rritjeje të numrit të infeksioneve javët e fundit në këto vende, njoftoi sot Instituti Robert Koch (RKI) për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Kushdo që kthehet në Gjermani nga vendet nën këtë klasifikim duhet të karantinohen për 10 ditë, nëse nuk është vaksinuar ose nuk e ka kaluar COVID-19.

Sipas shoqatës gjermane të udhëtimeve, DRV, vlerësohet se rreth 400 000 turistë gjermanë ndodhen aktualisht me pushime në Spanjë.

Spanja ka parë një rritje të shpejtë të rasteve të reja, që nga fundi i qershorit dhe tani ka disa nga shifrat më të këqija në të gjithë Evropën.

Në mënyrë të ngjashme, Holanda ka regjistruar shifra të larta, me numrin e infeksioneve të reja që është rritur me 500 % në një javë, që nga fillimi i korrikut.

Eunews.al

Comments are closed.