×
Saturday, January 18, 2025

Soreca: Shqipëria ka shanse të hapë negociatat me BE-në para samitit të Zagrebit

February 7, 2020


Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca komentoi nga Vlora procesin e zgjerimit të unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Diplomati Soreca deklaroi se unioni po implementon një metodologji të re për sa i përket zgjerimit dhe shtoi se Shqipëria ka shanse të hapë negociatat përpara samitit të Zagrebit.

I pyetur edhe për njësinë  Operacioni Forca e Ligjit, Soreca tha se e ka bërë me dije qëndrimin e tij për këtë çështje të dielën e kaluar dhe përsëriti se ajo duhet të funksionojë nën varësinë e institucioneve të reja të drejtësisë siç është SPAK.

“Ne besojmë se parimi ndiq paranë është efikas për të luftuar krimin e organizuar. Kjo tregon vullnetin politik për ta trajtuar këtë problem. Unë kam qenë në kontakt me Ministrin e Brendshëm dhe shpejt do të kem një takim edhe me drejtues të SPAK. Mënyra se si do të zbatohet ky ligj është shumë e rëndësishme dhe ne po e ndjekim me vëmendje implementimin e tij”, u shpreh Soreca. 

Soreca komentoi edhe Konferencën e Donatorëve, për të cilën  tha se po punohet që  Shqipëria  të ndihmohet në bazë prioritetesh.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments