Soreca: ODIHR i quajti zgjedhjet e 25 Prillit të rregullta
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka folur sot nga Durrësi për zgjedhjet e 25 prillit. Kryediplomati është shprehur se administrata zgjedhore dhe institucionet e drejtësisë duhet të hetojnë parregullsitë, në mënyrë që sipas tij, të mësojmë se çfarë funksionoi dhe çfarë jo më 25 prill
“Arsyet e turit janë degjimi i zërit të komuniteteve, zëri i të cilëve nuk është dëgjuar. Dua të dëgjoj problematikat edhe për zgjedhjet, çfarë funksionoi e çfarë jo, për t’i bërë zgjedhjet lokale më të mira.
Është vlerësim i mirë pjesëmarrja e të rinjve që votuan për herë të parë. Kjo është tepër pozitive dhe të rinjtë kanë mundësi t’ju dëgjohet zëri. Ne kemi projekte të vazhdueshme me të rinjtë,”-ka deklaruar ambasadori Soreca.
I pyetur nga një person me aftësi të kufizuara se “ku është zër im, edhe vota jonë mund të jetë vjedhur”, ambasadori Soreca është përgjigjur se “ne kemi marrë pjesë në ditën e zgjedhjeve dhe procesin e numërimit. Objektivi ishte të monitoronim procedurën dhe zbatimin e Kodit Zgjedhor.
OSBE/ODIHR foli dhe tha se procesi i zgjedhjeve ishte i rregullt dhe pa probleme. Ajo që kemi parë është se në qendrat e votimit ka pasur përmirësime në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.
Është shumë e rëndësishme të ndiqen të gjitha parregullsitë, të hetohen e shikohen. Për ne është e rëndësishme që nga administrata zgjedhore dhe institucionet gjyqësore të shikohen parregullsitë.
Edhe SPAK ka mandat më të zgjeruar për të hetuar krimet zgjedhore. Ne po i ndjekim çështjet nga afër. Ne me qeverinë qendrore dhe vendore do jemi zeri juaj,” – tha Soreca.
Eunews.al