Soreca: BE inkurajon Shqipërinë të veprojë pa vonesë për Gjykatën Kushtetuese



Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca tha sot se BE vazhdon të inkurajojë Shqipërinë që të veprojë pa vonesë për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ai thekson se është thelbësore që të finalizohen emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
“BE vazhdon të inkurajojë autoritetet shqiptare të veprojnë pa vonesë, me synimin për të rivendosur plotësisht funksionimin e Gjykatës. Kjo është një kërkesë e Konkluzioneve të Këshillit të BE-së të datës 25.03.2020 dhe duhet të përmbushet para Konferencës së parë Ndërqeveritare.
Opinioni i Komisionit të Venecias ofron udhëzimet e nevojshme për të gjithë autoritetet kompetente shqiptare për të përfunduar me shpejtësi emërimet. BE vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë në rrugën e saj të pranimit në BE”, shprehet ambasadori i BE-së Luigi Soreca.
Eunews.al

