×
Sunday, September 26, 2021

Sondazhi: Rama, Kurti apo Berisha?

August 12, 2021

Nga Eduard Zaloshnja

Tre politikanet me te permendur javet e fundit ne mediat e trevave shqiptare kane qene Edi Rama, Albin Kurti dhe Sali Berisha. Nderkohe, ata kane qene edhe me te kuotuarit ne sondazhet e opinionit publik ne trevat respektive gjate ketij viti. Por cili eshte me i preferuari nder ta aktualisht ne opinionin publik te te dy shteteve shqiptare (Shqiperi e Kosove) te marra se bashku?

Per t’i dhene nje pergjigje te perafert kesaj pyetje, zhvillova nje sondazh elektronik, duke e derguar linkun e pyetesorit me SMS drejt numrave celulare krejt te rastesishem te Shqiperise dhe Kosoves. Plot 2155 banore te rritur te ketyre dy shteteve e plotesuan pyetesorin e sondazhit.

Per te bere ektrapolimin e perafert te numrit te banoreve te rritur te te dyja shteteve, qe preferojne njerin apo tjetrin nder tre politikanet me te kuotuar shqiptare, shfrytezova te dhenat publike te popullsise sipas grupmoshave te Shqiperise dhe Kosoves. Problem kryesor me sondazhet elektronike me SMS eshte penetrimi relativisht i ulet i telefonise celulare ne zonat rurale dhe tek moshat e vjetra. Per kete arsye, kreva ripeshimin statistikor te kampionit, ne menyre qe ai ta perfaqesonte sa me mire gjeografikisht dhe demografikisht popullsine e rritur te te dyja shteteve.

Per cilin nga keta tre politikane keni opinionin me pozitiv?

Eunews.al

Comments are closed.