Sondazhi: 20 për qind e gjermanëve planifikojnë të udhëtojnë për Krishtlindje



Pavarësisht numrit të lartë të infeksioneve me koronavirus, gati 20 për qind e gjermanëve të anketuar thonë se kanë planifikuar të udhëtojnë për Krishtlindje.
Në një sondazh të kryer nga instituti i kërkimit të opinionit YouGov, 13 për qind e të pyeturve thanë se donin të udhëtonin për të festuar Krishtlindjet me miqtë ose të afërmit e tyre.
6 përqind e të anketuarve po planifikojnë një udhëtim për pushimet. Por, 79 për qind prej tyre thanë se duan të qëndrojnë në shtëpi gjatë festave, ndërsa 2 për qind nuk dhanë asnjë informacion.
Vitin e kaluar, festa e parë e Krishtlindjeve gjatë pandemisë aktuale, gjermanët nuk shfaqën ndonjë dëshirë të madhe për të udhëtuar.
Këtë vit, sidomos të rinjtë, kanë planifikuar të udhëtojnë për Krishtlindje. Midis 18-29-vjeçarëve, 38 përqind po planifikojnë të udhëtojnë, ndërsa 26 përqind e 30-39-vjeçarëve po planifikojnë të udhëtojnë gjithashtu.
Nga 60 deri në 69 vjeç, nga ana tjetër, vetëm 9 për qind duan të udhëtojnë, sipas sondazhit të YouGov.
Eunews.al

