×
Friday, October 11, 2024

Sllovenia planifikon lehtësimin e disa masave anti COVID-19

April 11, 2021


Sllovenia po përgatitet të lehtësojnë disa nga masat e saj antiCOVID-19, duke filluar nga e hëna.

Rregulli që qytetarët mund të largohen nga rajoni i tyre vetëm në rrethana të jashtëzakonshme do të hiqet dhe po ashtu shtetrrethimi i natës.

Gjithashtu, do të hapen kopshtet dhe shkollat ​​fillore, si edhe disa shërbime, si parukeritë, por edhe galeritë dhe muzetë.

“Numrat e infeksioneve janë ngadalësuar në Slloveni. Shkalla e incidencës shtatëditore e infeksioneve për 100 000 banorë në një javë qëndroi në 301 të shtunën”, thanë autoritetet.

Numrat e përditshëm të infeksioneve dhe shtretërit e zënë në spitale janë standardet për shtrëngimin ose lehtësimin e rregullave antiCOVID-19 në vendin me 2,1 milionë persona.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments