Slloveni, qeveria i mbijeton një mocioni mosbesimi
February 16, 2021



Qeveria e kryeministrit, Janez Jansa i mbijetoi një mocioni mosbesimi, të hënën vonë, paraqitur nga grupimet e opozitës.
Rreth 40 deputetë votuan pro mocionit, pas një debati të gjatë në asamble, gjashtë më pak sesa kërkohej nga kuorumi i kërkuar në parlamentin me 90 vende.
Partitë e opozitës kanë akuzuar qeverinë si jodemokratike, për mungesë të respektit ndaj kushtetutës dhe për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe të lirisë së medias.
Kryeministri Jansa hodhi poshtë akuzat dhe e konsideroi mocionin e mosbesimit një “farsë shkatërruese”.
Gjatë votimit në mbrëmje, disa qindra njerëz protestuan para parlamentit, duke kritikuar kryeministrin dhe duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.
Eunews.al

Ndiqe
0 Comments