×
Wednesday, September 28, 2022

“Skenar për vrasjen e Albin Kurtit”/ Qeveria e Kosovës pohon rastin

September 19, 2022

Qeveria e Kosovës konfirmon lajmet e publikuara se një atentat ishte planifikuar të kryhej ndaj kreu të qeverisë Albin Kurti.

Rasi u bë i njohur, pasi hakerat publikuan emailet që dyshohet se janë marrë ndaj ish drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, gjatë sulmit kibernetik.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.https://4fc1a24752f959ed81c58383254bc1d3.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi. Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik.”- thuhet në reagim.

Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria. Sipas dokumentit, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.

Sipas informacione të Njësisë Kundër Terrorizmit, objektivi i parë do të ishte Ismet Haxha. Objektivi i dytë ishte Xhavit Haliti, i cili do të vritej një muaj pas Haxhës për t’u dukur si hakmarrje. Më pas, do të vritej edhe kryeministri Albin Kurti. Sipas informacioneve, qëllimi i këtyre atentateve është destabilizimi i Kosovës.



Comments are closed.