×
Sunday, September 19, 2021

Situatë e tensionuar në Kabul, Stoltenberg: NATO po ndihmon në mbajtjen hapur të aeroportit që të lehtësohen evakuimet

August 15, 2021

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg siguron se po punohet që aeroporti i Kabulit të mbahet hapur në mënyrë që të lehtësohen evakuimet.

Në fakt, ende nuk është e qartë se çfarë po ndodh në aeroport pasi fillimisht u raportua për një zjarr aty.

Duket se talebanët duan ta marrin nën kontroll, por aerporti është rruga e vetme për stafet diplomatike që të evakuohen.

Për këtë shqetësim Stoltenberg ka komunikuar edhe me kryeministrin britanik Boris Johnson si dhe ministrat e jashtëm të Kanadasë, Danimarkës e Holandës.

Eunews.al

Comments are closed.