×
Wednesday, May 14, 2025

Situata në PD/ Përfundon takimi i ambasadorëve me Lulzim Bashën

December 14, 2021


Ka zgjatur rreth 75 minuta takimi mes ambasadorëve të akredituar në Tiranë me kreun e PD Lulzim Bashën.

Ambasadorët e SHBA-ve, BE-së, Gjermanisë, Francës dhe Anglisë janë pritur në selinë e PD, nga nënkryetarja Jorida Tabaku dhe sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi. Vajtja e ambasadorëve në selinë e PD, për të takuar Lulzim Bashën, është bërë me kërkesë të tyre. Burimet bëjnë me dije se u ofruan të vinin në përgjigje të disa zërave që thonë që ambasadorët mbështesin lëvizjen e Berishës.

Takimi vjen pas situatës së krijuar në PD dhe përplasjes mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Një situatë kaotike u krijua dje në PD, pasi ish-kryeministri Sali Berisha me 29 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD të dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit zhvilluan një mbledhje në seli ku u zgjodhën komisionet që do të merren me referendumin e paralajmëruar me anëtarësinë për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Eunews.al




Comments are closed.