×
Sunday, October 24, 2021

“Situata është jashtëzakonisht serioze”! Shefi i NATO, Stoltenberg: Do dërgojmë avionë shtesë për evakuime

August 17, 2021

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar lidhur me situatën kaotike të krijuar në Afganistan, ku pushteti ka rënë totalisht në duart e talebanëve, ndërsa SHBA dhe BE vijojnë operacionet për evakuimin e personeleve të tyre diplomatike, por edhe afganëve që iu kanë shërbyer atyre.

Në një konferencë nga selia e NATO, Stoltenberg ka deklaruar se situata në Afganistan është jashtëzakonisht serioze dhe e paparashikueshme. Ai është shprehur se NATO do të dërgojnë avionë shtesë për evakuimi e qytetarëve në Kabul.

“Talebanët kanë marrë kontrollin e vendit. Unë jam shumë i mërzitur për atë që po shoh në Afganistan. Unë dua të falenderoj vendet që po ndihmojnë në evakuimin e qytetarëve. Gjithashtu falenderoj SHBA dhe Britaninë e Madhe për sigurinë që ofruan në aeroport.

Talebanët duhet të respektojnë ata që duan të jetojnë atje. Aeroporti duhet të jetë i hapur. Do të dërgohen avionë shtesë për evakuimin e qytetarëve në Kabul”, është shprehur shefi i NATO-s.

Eunews.al

Comments are closed.