Sistemit elektronik i ankesave online/ KPP trajnim për operatorët ekonomikë dhe autoritetet kontraktore të Tiranës dhe Durrësit



Komisioni i Prokurimit Publik prezantoi disa javë më parë Sistemin e parë Elektronik të Ankesave në Shqipëri, sistem i cili aktualisht është në funksion të ploë për operatorët ekonomikë .
Përmes këtij sistemi të gjitha ankesat për procedurat e Prokurimit Publik, Prokurimit Publik për Rindërtim, Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat, Ankandeve Publike dhe Garave Konkurruese për Leje Minerare, do të dorëzohen në formë elektronike përmes platformës unike qeveritare E-Albania.
Me digjitalizim të plotë të ofrimit të shërbimeve nga ana e KPP-së, synohet dorëzimi dhe menaxhimi i ankesave në rrugë elektronike. Sistemi është ndërtuar në konsultim të përbashkër me biznesin me qellim rritje të aksesit në procesin e dorrëzimit dhe marrjes së informacionit, rritje cilësisë së shërbimit si dhe transparencë të plotë për gjithë procesine shqyrtimit te ankeses.
Duke nisur nga fillimi i muajit nëntor KPP po zhvillon seanca trajnimi falas në të gjitha qarqet e vendit për çdo operator ekonomik dhe autoritet kontraktor, të cilëve ju është mundesua një proces regjistrimi online, për mundesimin e aksesesit ne keto seanca trainimi.
Aktualisht KPP ka zhvilluar trainime në qarqet Kukës, Dibër, Berat, Fier, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër, Lezhe, Elbasan dhe Korçë.
Ditën e hënë më datë 13 dhjetor, ora 10:30 në mjediset e Pallatit të Kongreseve, KPP do të zhvillojë trajnim falas për të gjithë Operatorët Ekonomikë dhe Autoritetet Kontraktore të qarkut të Tiranës dhe Durrësit.

