Raporti i SIGMA-OECD vlerëson me nota maksimale punën e Komisionit të Prokurimit Publik



SIGMA-OECD ka publikuar raportin për “Reformat e mirëqeverisjes dhe Administrimit Publik” për vitin 2021.
Raporti vlerëson performancën e vendeve të Ballkanit Perëndimor në gjashtë fusha kryesore: Korniza strategjike e reformës së administrimit publik; Zhvillimi dhe koordinimi i politikave; Llogaridhënia; Shërbimet publike & zhvillimi i burimeve njerëzore; Ofrimi i shërbimeve dhe Menaxhimi i financave publike.
Shqipëria renditet mbi mesataren rajonale në 6 nga 6 fushat në vitin 2021 dhe shënon progres të rëndësishëm në secilën prej tyre krahasuar me vlerësimin e mëparshëm të vitit 2017.
Në Raportin e monitorimit të publikuar nga SIGMA-OECD për vitin 2021 Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është vlerësuar me nota maksimale.
Në raport theksohet se performanca e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) është përmirësuar ndjeshëm.
“Një sistem i ri i apelimit elektronik është lançuar. Performanca e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) është përmirësuar ndjeshëm, e shprehur në kohëzgjatjen mesatare të procedurave të shqyrtimit dhe në numrin e procedurave të rishikimit në të cilat është tejkaluar afati ligjor për shqyrtim. Një website i ri i KPP-së u vu në funksion në prill 2021. KPP gjithashtu prezantoi me sukses një sistem të ri të apelimit”, theksohet ndër të tjera në raport.

