×
Tuesday, April 29, 2025

Si i është përgjigjur NATO-ja pushtimit rus?

March 18, 2022


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka pranuar se vendi i tij nuk mund të bashkohet me NATO-n në të ardhmen e afërt – pavarësisht shpresës së tij të gjatë për ta bërë këtë, thuhet në një analizë të zgjeruar të BBC.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi se blloku i sigurisë mbetet i bashkuar në mbështetjen e tij për Ukrainën. Shtetet anëtare, përfshirë Britaninë, tashmë po dërgojnë armë për ta ndihmuar atë që të përballë pushtimin rus.

Megjithatë, aleanca ka refuzuar thirrjet për të zbatuar një “zonë ndalim-fluturimi”, duke thënë se kjo mund të çojë në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Rusia ka vënë forcat e saj bërthamore në “gatishmëri speciale” për të kundërshtuar atë që ajo e quan agresionin e NATO-s.

Çfarë është NATO?

NATO – Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut – është një aleancë ushtarake e formuar në vitin 1949 nga 12 vende, përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Britaninë e Madhe dhe Francën.

Anëtarët bien dakord t’i vijnë në ndihmë njëri-tjetrit në rast të një sulmi të armatosur kundër një shteti anëtar.

Qëllimi i saj fillimisht ishte të kundërshtonte kërcënimin e zgjerimit rus të pasluftës në Evropë.

Në vitin 1955 Rusia Sovjetike iu përgjigj NATO-s duke krijuar aleancën e saj ushtarake të vendeve komuniste të Evropës Lindore, të quajtur Traktati i Varshavës.

Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në 1991, një numër i vendeve të ish-Traktatit të Varshavës u bënë anëtarë të NATO-s. Aleanca tani ka 30 anëtarë.

Pse Ukraina nuk është anëtare e NATO-s?

NATO fillimisht i ofroi Ukrainës anëtarësimin eventual në vitin 2008, dhe pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, Ukraina e bëri një prioritet anëtarësimin në NATO.

Por kjo nuk ka ndodhur, kryesisht për shkak të kundërshtimit të gjatë të Rusisë ndaj një hapi të tillë.

Rusia ka frikë se NATO po shkel territorin e saj duke marrë anëtarë të rinj në Evropën Lindore dhe se pranimi i Ukrainës do të sillte forcat e NATO-s në ”oborrin” e saj.

Presidenti i Ukrainës Zelensky tani ka pranuar se vendi i tij nuk mund t’i bashkohet NATO-s për momentin, duke thënë se “është e qartë se Ukraina nuk është anëtare e NATO-s. Ne e kuptojmë këtë”.

Kryeministri britanik, Boris Johnson bëri të njëjtën gjë, duke thënë se “nuk ka asnjë mënyrë që Ukraina të bashkohet me NATO-n së shpejti”.

Një nga kërkesat e Rusisë përpara pushtimit ishte që Ukraina të mos lejohej kurrë të bashkohej – diçka që aleanca kishte refuzuar ta mbështeste.

Pse NATO nuk po dërgon trupa në Ukrainë?

Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, kështu që aleanca nuk është e detyruar të dalë në mbrojtje të vendit.

Vendet e NATO-s e kanë bërë gjithashtu të qartë se nëse trupat e tyre do të përballeshin me forcat ruse në Ukrainë, kjo mund të çonte në një konflikt të gjithanshëm midis Rusisë dhe Perëndimit.

Pse NATO nuk do të vendosë një zonë ndalim-fluturimi?

NATO ka refuzuar vendosjen e një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, që do t’i mohonte  Rusisë epërsinë ajrore.

Ajo dëshiron të shmangë konfliktin midis Rusisë dhe forcave të saj ajrore, pasi avionët e NATO-s mund të kenë nevojë edhe të lëshojnë raketa ARM në instalimet e radarëve në territorin rus.

Rusia mund ta përdorë këtë si një arsye për t’u shpallur luftë vendeve të NATO-s.

Si po e ndihmon Perëndimi Ukrainën?

Disa vende të NATO-s kanë dërguar armë në Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen e saj kundër Rusisë.

SHBA ka qenë furnizuesi më i madh i pajisjeve ushtarake. Fillimisht dërgoi 200 milionë dollarë dhe më pas 350 milion dollarë të tjera furnizime me armë. Këtu përfshihen raketat antitank ”Javelin” dhe raketat anti-ajrore ”Stinger”.

SHBA tani e kanë zgjeruar këtë dhe kanë njoftuar një paketë ndihme sigurie prej një  miliard dollarësh. Kjo do të përfshijë vendosjen e armëve dhe dronëve më të sofistikuar me rreze më të gjatë veprimi në Ukrainë.

Ajo gjithashtu ka lejuar vendet e tjera të NATO-s të furnizojnë Ukrainën me armë të prodhuara nga SHBA.

BE-ja ka thënë se do të shpenzojë deri në 450 milion euro për të financuar furnizimin me armë në Ukrainë. Është hera e parë në historinë e saj që BE-ja ka ndihmuar në sigurimin e armëve për një zonë lufte.

Gjermania gjithashtu ka hequr kufizimet e saj të kahershme për furnizimin me armë në një zonë luftarake.

Britania e Madhe, Suedia, Holanda, Belgjika, Polonia, Estonia, Letonia, Republika Çeke dhe Sllovakia janë ndër ato anëtarë të NATO-s që po dërgojnë gjithashtu pajisje ushtarake – përfshirë armë antitank, raketa anti-ajrore, municione, karburant, helmeta dhe ushqime.

Sa trupa ka NATO në Evropën Lindore?

NATO ka tashmë trupa që shtrihen nga republikat baltike në veri deri në Rumaninë në jug dhe tani po vendos më shumë forca.

Ata u vendosën atje në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

NATO tani po dërgon elementë të Forcës së saj të Reagimit prej 40 000 trupash në vendet e Evropës Lindore në kufi me Rusinë dhe Ukrainën.

Ajo ka 100 avionë luftarakë në gatishmëri të lartë dhe 120 anije, përfshirë tre grupe transportuesish, që patrullojnë detet nga veriu i largët deri në Mesdheun Lindor.

“Ne do të mbrojmë çdo aleat dhe çdo centimetër të territorit të NATO-s”, tha sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.

Presidenti rus Putin i ka vënë forcat bërthamore të vendit në “gatishmëri speciale” për shkak të “deklaratave agresive” të Perëndimit.

Njoftimi nuk do të thotë se Rusia synon të përdorë armët.

SHBA është zotuar të dërgojë më shumë trupa në Evropë, por presidenti Biden tha se ata nuk do të luftojnë në Ukrainë.

Trupat shtesë do t’i bashkohen katër grupeve luftarake shumëkombëshe që NATO ka në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni dhe brigadës së saj shumëkombëshe në Ruman




Comments are closed.