×
Wednesday, September 11, 2024

Shtohen rastet e Coronavirusit në Europë

February 28, 2020


Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit (Covid-19) në Evropë vazhdon të rritet ndërsa më shumë shtete në kontinent vazhdojnë të konfirmojnë rastet e para.

– Francë

Ministri i Shëndetësisë së Franvës, Olivier Veran, tha se numri i rasteve të koronavirusit në vend është rritur në 38.

Sipas mediave franceze, Asambleja Kombëtare i kërkoi një ligjvënësi që kishte udhëtuar në Kinë që të qëndrojë në shtëpi për 14 ditë si masë paraprake.

– Itali

Italia është shteti evropian që është prekur më së shumti, ku sipas mediave lokale, numri i rasteve të koronavirusit është rritur në 650.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Mbrojtja Civile e vendit, numri i vdekjeve në Itali është rritur në 17.

– Holanda dhe Irlanda e Veriut

Holanda dhe Irlanda e Veriut kanë raportuar për rastet e para të konfirmuara të koronavirusit të ri.

– Mbretëria e Bashkuar

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se numri i rasteve të koronavirusit të ri në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 16.

– Austri

Shteti i Austrisë, që në jug kufizohet me Italinë, ka konfirmuar dy raste të reja të virusit, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 5.

– Spanjë

Autoritetet spanjolle thanë se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në vend kishte arritur në 23.

– Suedi

Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik tha se koronavirusi i ri u zbulua në 5 raste të reja, duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 7.

Koronavirusi i ri, zyrtarisht i njohur si Covid-19, u zbulua dhjetor në qytetin Wuhan, në provincën kineze Hubei.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur përhapjen e koronavirusit Covid-19 një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments