×
Monday, June 14, 2021

Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit, mbështetet nga 175 vende anëtare të OKB-së

June 11, 2021

Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një mandat dyvjeçar, ’22-’23 duke u mbështetur nga 175 vende anëtare të OKB, nga 190 vende që morën pjesë në votim.

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB u zhvillua sot votimi për 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm me mandat dyvjeçar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shqipëria, Gaboni, Gana, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka votoi më herët në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

Shqipëria u paraqit në këto zgjedhje si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Europës Lindore.

Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 65 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë.

Eunews.al

Comments are closed.