×
Friday, October 22, 2021

Shqipëria po diskuton me vendet e BE-së që të njihet pasaporta e vaksinës Sinovac

September 6, 2021

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli e ftuar në emisionin ‘Zona Zero’ në Top News, dha lajmin e mirë se pasaporta e vaksinimit për vaksinën kineze Sinovac është në proces njohjeje.

“Pasaporta e vaksinimit për vaksinën jemi në procedurë për njohjen e saj me vendet e BE-së dhe të gjitha vaksinat që janë të aprovuara nga OBSH përfshirë edhe Sinovac njihen. Jemi në procedurë aprovimi. Disa që nuk duan ta bëjnë është zgjedhja e tyre, shteti vetëm vaksinën të ofron ta bësh falas”, tha Rakacolli.

Deri më tani ende personat që janë vaksinuar me Sinovac nuk u njihet bërja e vaksinës për të udhëtuar jashtë vendit dhe për këtë arsye janë të detyruar të bëjnë tamponin. E pyetur nëse do ketë një mbyllje të mundshme si ajo e vitit të kaluar, Rakacolli deklaroi se nuk beson se do ketë një mbyllje, por sigurisht theksoi se qytetarët duhet të bëjnë vaksinën dhe të respektojnë masat mbrojtëse.

“Mbyllja bëhet kur ka rrezik të madh për kolaps të sistemit shëndetësor. Kjo varet nga shërimet dhe ata që sëmuren. Nuk e besoj që do mbyllemi. Të mos arrijmë aty, përveç vaksinimit duhet mbajtur edhe maska sepse është studiuar shkencërisht që mbron”, përfundoi Rakacolli.

Eunews.al

Comments are closed.