×
Monday, December 6, 2021

Shqipëria pjesëmarrëse në “Samitin për Demokraci”

October 22, 2021

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një takim me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, Drejtorin për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Benjamin A. Rockwell, dhe Shefen e USAID, Mischere Kawas.

Spiropali bëri të ditur se, Shqipëria është përzgjedhur të marrë pjesë në “Samitin për Demokraci”.

“Shqipëria është përzgjedhur të marrë pjesë në “Samitin për Demokraci”, iniciativë e Presidentit Biden që bën bashkë udhëheqës botërorë dhe aktorë të tjerë nga vende demokratike, si një mundësi për të ndarë përvoja dhe thelluar bashkëpunimin në mbrojtjen dhe avancimin e demokracisë kudo në botë”, theksoi ai.

“Filluam punën për të koordinuar agjendën e përbashkët të samitit si një mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë për të punuar edhe më ngushtë me partnerët tanë”, tha Spiropali.

Eunews.al

Comments are closed.