×
Friday, March 28, 2025

Shqipëria përmirësim në indeksin për korrupsionin/ “Kjo s’ka ndodhur me vendet e tjera në rajon”

February 4, 2021


Shqipëria përmirësoi me 2 vende pozicionin e saj në raportin e “Transparency International’ për indeksin e korrupsionit.

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp deklaroi se është i vetëdijshëm që korrupsioni mbetet një problem serioz dhe atakimi seriozisht i korrupsionit, shtoi ai, është një domosdoshmëri për të patur një impakt serioz mbi gjithë infrastrukturën e ekonomisë dhe gjithë ngrehinën e lirive dhe të të drejtave.

“Ky përparim me dy vende ka ndodhur paralelisht ose me përkeqësimin ose me qëndrimin në vend të shumë vendeve të tjera në rajon. Por, në krahasim me të gjitha vendet e rajonit, Shqipëria edhe në këtë aspekt ka trend rritës nga raporti i vitit 2013 për vitin 2012. Kjo s’ka ndodhur me vendet e tjera dhe ky është fakt”, tha Rama.

Rama tha se asnjëherë kur i referohet 2013-s, nuk kërkon që njerëzit të mendojnë se është bërë një mrekulli.

“Nuk ka mrekulli, as shkop magjik, gjërat kërkojnë punë, kohe e durim. Por, e vërteta është që duke parë 2013-n dhe duke u kujtuar se ishim pas tërmetit në aspektin e llogarive të shtetit, por edhe në çdo sektor, duke parë sa shumë gërmadha janë pastruar e sa shumë është bërë për të vendosur bazat e infrastrukturës. Kanalizimet e ujësjellësat në Thumanë nuk duken  sot, por janë aty dhe kur të mbarojë puna me ndërtesat do të vihen në funksion. Pra ka shumë gjëra sot që nuk preken drejtpërdrejt nga ai që merr 30 mijë lekë pagë minimale, por janë aty dhe janë aty për të ngritur të gjithë arkitekturën nga një projekt, në një realitet dhe për të sjellë më shumë“, deklaroi Rama.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments