×
Monday, June 22, 2020

Shqipëria në librin e John Bolton/ Trump: I vetmi vend në përputhje 100% me NATO dhe SHBA

June 22, 2020

Në një libër të publikuar të shtunën, ish-këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare, John Bolton zbulon prapaskenat e Samitit të NATO-s në 2018, moment kur Shqipëria u veçua nga Presidenti Amerikan si i vetmi vend në përputhje të plotë me politikat e NATO-s dhe Uashingtonit.

Samiti i mbajtur në Bruksel në 11-12 korrik u karakterizua nga përplasja midis SHBA-ve dhe Gjermanisë për shpenzimet ushtarake dhe divergjencat politike e ekonomike midis Uashingtonit dhe BE.Në fjalën e tij, Presidenti Trump theksoi atëherë se është e papranueshme që vendet e pasura si Gjermania, Franca apo Kanadaja të mos respektojnë angazhimin për t’i dedikuar të paktën 2% të GDP-së shpenzimeve për mbrojtjen.

Kritika e Trump u fokusua më tej në divergjencat tregtare midis SHBA-ve dhe BE, ndërsa në lidhje me Rusinë, Presidenti Amerikan u shpreh publikisht se e konsideronte të papranueshëm qëndrimin gjerman, që nga njëra anë vendos sanksione mbi Moskën, por nga ana tjetër shpenzon miliarda euro për përfundimin e gazsjellësit “Nordstream II”, që sjell gazin rus në Europë.Në librin e publikuar rishtaz, Bolton ndalet në kujtimet e tij në këtë takim, në të cilin ai ishte i pranishëm personalisht.“Gjermania, u ankua Presidenti, paguan vetëm 1.2% të GDP dhe do të arrijë në 1.5% vetëm në 2025. Vetëm pesë nga 29 anëtarët e NATO-s paguajnë aktualisht mbi 2%, diçka që Trump pranoi se nuk është në gjendje ta kuptojë, sidomos kur bëhet fjalë për vende të pasura”, shkruan Bolton në librin e tij.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që të vazhdojnë të mbrojnë Europën, tha ai, e më pas kaloi në përplasjen e zgjatur tregtare SHBA-BE, që sipas Trump duhet të trajtohet bashkë me çështjen e NATO-s. Shqipëria, ishte i vetmi vend që kishte adresuar këto probleme në darkën e mëparshme”, vijon “The Room where it happened” (titulli i publikimit).

Në momentin e zhvillimit të Samitit, në datat 11-12 korrik të 2018-s, veçimi i Trump për Shqipërinë u raportua gjerësisht në mediat botërore dhe ato shqiptare.Presidenti amerikan mbeti i goditur nga fjalimi i mbajtur prej Kryeministrit Rama përpara darkës së liderave, fjalë gjatë së cilës Rama theksoi se: “çdo hapësirë e lënë bosh nga Perëndimi në Ballkan, është një hapësirë që tenton të përvetësohet nga Rusia”. Në darkën pa kamera, Trump theksoi në atë kohë se Rama është i vetmi që ka kuptuar esencën e politikës së jashtme amerikane.Përgëzimi gjithashtu i referohej rolit të Shqipërisë në NATO, si një vend që mbetet thellësisht i përkushtuar ndaj aleancës dhe misioneve të saj ndërkombëtare, e si një shtet që pavarësisht mundësive të kufizuara financiare, vit pas viti angazhohet që të rrisë shpenzimet e saj në fushën e mbrojtjes

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për