×
Tuesday, July 23, 2024

Shqipëria merr eksperiencën rumune për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve me burim krimin

July 4, 2024


Shqipëria do të marrë eksperiencën rumume për ngritjen e zyrës për rikuperimin e aseteve me burim kriminal. Për këtë qëllim ministri i Brendshëm Taulant Balla, priti sot në Tiranë ministren e Drejtësisë të Rumanisë, Alina Gorghiu.

Balla ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me ministren e Drejtësisë së Rumanisë. Balla bëri të ditur se në takim u diskutua mbi projektligjin e hedhur për konsultim publik, që parashikon rikuperimin e aseteve me burim kriminal.

Balla pas takimit deklaroi se Shqipëria do të marrë eksperiencën më të mirë lidhur me ngritjen dhe forcimin e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve të krimit. Balla deklaroi se për mirëfunksionimin e Zyrës, do të merret përvoja e autoriteteve ligjzbatuese rumune.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rumanisë janë të forta, ato bazohen në lidhje të forta historike”, nënvizoi ministri i Brendshëm.



Comments are closed.