×
Sunday, May 18, 2025

“Shqipëria ka pasur progres në negociatat me BE”

March 12, 2025


U mblodh sot Këshilli Kombëtar i Integrimit (KKIE), që ka të bëjë me raportimin e deritanishëm dhe ecurinë e procesit ligjor dhe politik të integrimit të vendit drejt BE-së.

I pranishëm në këtë takim edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, kryetarja Jorida Tabaku, deputete e PD-së dhe njëkohësisht kryetare e Komisionit për Çështjet Evropiane dhe Integrimit, si dhe Majlinda Dhuka, Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore.

Ambasadori Silvio Gonzato është shprehur se Shqipëria ka pasur progres në negociatat me Bashkimin Europian, por theksoi se sfida e vërtetë s’është hapja e grupkapitujve, por kryerja e reformave.

– Publicitet –

Ai shtoi se BE mbështet qëllimin e madh të Shqipërisë për të çelur të gjithë kapitujt deri në fund të vitit 2027.

“Për këtë arsye do të keni përkrah delegacionin e BE që do ju shoqërojë në këtë proces por edhe do t’ju monitorojë me një vëmendje të tejskajshme”, deklaroi Gonzato.

“Kemi pasur progres në negociatat me BE. Çelja e negociatave për grupkapitullin 2, që është tregu u brendshëm, dhe grupkapitullin 3, që është konkurrueshmëria është gati duke u arritur. Shqipëria ka çuar qëndrimin e vet negociues 10 ditë më parë dhe BE po përgatit qëndrimin e vet që të organizohet konferenca tjetër ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur.

Shpresojmë që të gjithë grupkapitujt të hapen këtë vit. Por sfida e vërtetë nuk është hapja e grupkapitujve por kryerja e reformave që janë të domosdoshme në mënyrë që legjislacioni i Shqipërisë të jetë në përputhje me atë të BE në të gjitha fushat.

Ndaj mbështesim objektivin dhe qëllimin e madh të Shqipërisë për të çelur të gjithë kapitujt deri në fund të vitit 2027 dhe për këtë arsye do të keni përkrah delegacionin e BE që do ju shoqërojë në këtë proces por edhe do t’ju monitorojë me një vëmendje të tejskajshme.

Në përgjithësi dëshiroj të theksoj edhe rëndësinë që ka roli dhe puna e zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskrimimi, për ti ndihmuar dhe për të promovuar barazinë. Kam besimin qe Kuvendi i ri do të marrë hapat e duhur dhe më në fund do të emërojë Komisionerit të ri, sepse mandati i komisionerit të tanishëm ka kaluar kohë më parë. BE do të mbetet krah jush në mbështetje tuaj”, deklaroi kreu i delegacionit të BE në vendin tonë, Silvio Gonzato.




Comments are closed.