×
E mërkurë, 28 Tetor, 2020

“Shqipëria i ka zbatuar plotësisht 9 nga 10 rekomandimet e GRECO-s”

13 Tetor, 2020

Gianluca Esposito, kreu i departamentit të Veprimit kundër Krimit të Organizuar në Këshillin e Europës e njëkohësisht Sekretari Ekzekutiv i GRECO-s, deklaroi sot se, 9 nga 10 rekomandimet e GRECO-s për Shqipërinë për parandalimin e korrupsionit janë zbatuar plotësisht.

Duke folur në një komunikimi online gjatë aktivitetit të prezantimit të rezultateve të raportit të Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO) për Shqipërinë, Esposito tha se, “gjetjet e fundit të GRECO-së për Shqipërinë japin situatën aktuale të përpjekjeve të Shqipërisë për të parandaluar korrupsionin në degët legjislative dhe gjyqësore”.

“Raportet e GRECO-s nuk janë perceptime. Ne nuk rendisim vendet ne theksojmë në mënyrë objektive masat që kanë marrë vendet, ose që nuk i kanë marrë. I kanë zbatuar ose nuk i kanë zbatuar për të parandaluar ose për të luftuar kundër korrupsionit. Janë raporte faktike dhe jo teorike”, theksoi ai.

“Kur korrupsioni materializohet të gjithë kemi humbur, shoqëria ka humbur. Ndërkohë që nëse arrijmë ta ndalim korrupsionin përpara se të shfaqet duhet të jemi në gjendje të sigurojmë respektimin e demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe të shtetit të së drejtës”, tha Esposito.

Ai u shpreh se, “më duhet të përgëzoj autoritetet shqiptare, kryesisht ministren Gjonaj, kryeministrin Rama udhëheqjen e tyre në këtë fushë. Ndërkohë që 6 vjet pas raportit të fundit të vlerësimit, 9 nga 10 rekomandimet e GRECO-s për Shqipërinë për parandalimin e korrupsionit në raport me parlamentarët, gjyqtarët dhe prokurorët janë zbatuar plotësisht”.

Në fakt, nënvizoi ai, “kjo është një arritje shumë e mirë dhe nuk është kështu për shkak të GRECO-s apo të ndonjë të institucioni tjetër ndërkombëtar, por në përfitim të popullit shqiptar. Autoritetet shqiptare duhet të jenë krenare dhe të kenë meritën për këtë progres”.

“Çfarë nënkupton në praktikë kjo arritje? Kryesisht nënkupton që në një shkallë të gjerë Shqipëria ka marrë masat e nevojshme për të parandaluar korrupsioni në degët e legjislativit. dhe gjyqësorit. edhe pse në raport me këtë të fundit duhet më shumë progres.  Ky kuadër ka nevojë që të zbatohet vazhdimisht në praktikë për të bërë një dallim domethënës”, tha Esposito.

Siç e dimë të gjithë, u shpreh ai, “asnjë vend apo institucion nuk është i imunizuar ndaj korrupsionit. Pra duhet një zbatim i plotë i shumë rekomandimeve të GRECO-s.  Kjo nuk nënkupton nga ana tjetër që nuk do të ketë asnjë korrupsion në institucionet e Shqipërisë. Ky është më tepër fillimi i një procesi që i jep mundësi Shqipërisë që të ketë kuadret e nevojshme në fuqi për të ndalur korrupsionin përpara se të shfaqet në këto dy degë të rëndësishme të pushtetit, parlamentari dhe gjyqësori”.

“Në fakt ne kemi një projekt të rëndësishëm bashkëpunimi së bashku me partnerët nga BE për të luftuar krimin ekonomik. Ky projekt ka arritur tashmë rezultate shumë të rëndësishme që është ndryshimi në ligjin e partive politike, gjithashtu të Kodit Penal në ligjin për deklarimin e pasurive të personave të zgjedhur dhe zyrtarëve, gjithashtu edhe ngritjen e regjistrit të pronësisë përfituese, e kështu me radhë. Së bashku me BE kemi ndihmuar vendin që të përputhet me këto standarde dhe kjo punë do të vazhdojë”, tha ai.

“Në aspektin monitorues Shqipëria sapo i ka raportuar MONEYVAL në raport me zbatimin e këtyre rekomandimeve të veta gjithashtu dhe me procedurën e zgjeruar”, tha Esposito.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për