Shqipëria do ta përfitojë vaksinën anti COVID-19 nga Bashkimi Europian
Bashkimi Europian do t’i dhurojë Shqipërisë një sasi vaksinash antiCOVID-19, kur kjo e fundit të dalë në treg.
”Por, deri atëherë vazhdoni të jeni të kujdesshëm dhe mos kini asnjë iluzion se pandemia ka mbaruar”, theksojnë BE dhe OBSH.
Komisioni Europian njoftoi ditët e fundit se ka nënshkruar një kontratë të parë me kompaninë bio-farmaceutike britaniko-suedeze “AstraZeneca” për të blerë 400 milionë vaksina COVID-19 për të gjitha vendet anëtare të BE-së.
Në njoftimin për shtyp të KE thuhet gjithashtu se BE do të dhurojë vaksinën COVID-19 nga ”AstraZeneca” për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Ndër përfituesit e vaksinave antiCOVID-19, do të jetë edhe Shqipëria pasi, sipas klasifikimit të Bankës Botërore, ajo dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor është ndër vendet me të ardhura të mesme.
Eunews.al