×
Monday, November 29, 2021

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në BE interes gjeostrategjik i SHBA-së”

November 24, 2021

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në BE interes strategjik i SHBA-së, deklaroi ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, në një bisedë telefonike me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev.

Donfried shprehu edhe ngushëllimet më të thella për qytetarët maqedonas, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.

“Kryeministri Zaev dhe ndihmëssekretarja Donfrid diskutuan për ofertën e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku SHBA shprehën mbështetje për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE në dhjetor”, tha sot qeveria maqedonase në një komunikatë për median.

Ata ranë dakord gjithashtu se hapja e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një politikë e jashtme dhe interes gjeostrategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zaev dhe Donfried gjatë një bisede telefonike riafirmuan partneritetin strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat tani janë partnerë në NATO.

Eunews.al

Comments are closed.