×
Thursday, March 27, 2025

Shqipëri, vazhdon të rritet numri i rasteve me koronavirus

June 11, 2020


Në Shqipëri vazhdon të rritet numri i rasteve të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), pasi janë regjistruar edhe 44 raste pozitive, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 1.385, ndërkohë edhe një person tjetër ka ndërruar jetë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv në Tiranë një pacient 59 vjeçar nga Lushnja, me çka rritet në 35 numri gjithsej i vdekjeve.

Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë kryer 291 testime dhe rastet e reja pozitive përfshirë edhe personel shëndetësor janë regjistruar në Tiranë, Krujë, Durrës, Kamëz, Shkodër, Lushnje, Vlorë dhe Elbasan.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 21 qytetarë duke e rritur numrin e të shëruarve në mbi 1 mijë që nga fillimi i pandemisë dhe aktualisht janë 349 persona aktivë me COVID-19.

Deri më tani në Shqipëri janë kryer gjithsej 19.562 testime, ndërkohë sipas institucioneve shëndetësore vazhdon puna e epidemiologëve në terren për gjurmimin e rasteve.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments