×
Tuesday, June 30, 2020

Shqipëri, shënohen 3 viktima dhe 69 raste të reja me COVID-19

June 30, 2020

Në Shqipëri janë regjistruar 69 raste të reja pozitive me koronvirusin e ri (COVID-19), ndërkohë edhe 3 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka konfirmuar se që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara është rritur në 2.535 dhe numri i të vdekurve gjithsej në 62. 

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime dhe rastet pozitive janë konfirmuar në Tiranë, Durrës, Krujë, Vlorë, Mat, Kurbin, Kamëz, Shkodër, Fier, Kavajë dhe Lushnje. 

“Vijon të ketë shtrime të reja në spital dhe vijon të ketë rritje të të prekurve nga COVID-19, pothuajse në të gjithë Shqipërinë”, ka theksuar ministria.

Në vend janë shëruar edhe 25 qytetarë, duke e rritur në 1.459 numrin e të shëruarve dhe aktualisht janë 1.014 persona aktivë me COVID-19, në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit. 

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 27.034 testime dhe Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) vazhdon testimet për rastet e dyshuara.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për