×
Monday, February 17, 2025

“Shqipëri-Kosovë pa kufij në funksion të zbatimit të katër lirive të BE-së në rajonin tonë”

October 2, 2020


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të katër lirive të BE në rajonin tonë.

Në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët vjetore të dy qeverive Shqipëri-Kosovë sot në Tiranë me sloganin “Bashkë pa kufi. Në një rajon pa kufij”, Kryeministri Rama tha se “dua të nënvizoj ecurinë e mirë të zbatimit të marrëveshjes mes dy vendeve për hapjen e pikave të kalimit kufitar dhe përmirësimin  e pikës kufitare Morinë-Vërmicë”.

“Kontrolli kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë-Vërmicë funksionon sipas parimit një ndalesë një kontroll. Pavarësisht nga fluksi i madh edhe këtë sezon veror lëvizja e qytetarëve ka  qenë më e relaksuar në kohën e pikut duke shmangur një vazhdimësi shqetësuese radhësh të gjata dukuri e zakonshme e kohëve më pare”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “kjo vjen falë punë së mirë të strukturave tona policore dhe kufitare,  bashkëpunimit të ngushtë mes tyre, por kjo nuk mjafton dhe ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të katër lirive të BE-së në rajonin tonë duke filluar nga më e thjeshta dhe më e kuptimplota po ashtu heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës”.

“Besoj që është e rëndësishme që Ministritë e Brendshme të dy vendeve tona të intensifikojnë punën për të krijuar data bazën e përbashkët dhe jo për të mundësuar kontrollin në kohë reale të hyrje daljeve në gjitha pikat kufitare të perimetrit tonë të përbashkët gjë që do të na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit pa humbur asnjë centimetër në frontin e betejës kundër aktiviteteve të paligjshme dhe kundër çdo forme abuzimi me lirinë e lëvizjes”.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments