×
Saturday, February 4, 2023

Shqipëri-BE, të hënën rinis procesi i rishikimit të legjislacionit

January 15, 2023


Procesi i rishikimit të legjislacionit shqiptar nga BE rinis të hënën me takimin e parë për këtë vit mes negociatorëve të të dy palëve.

Në deklaratën për Klan News, zëdhënësja e KE, Ana Pisonero shprehet se, ky proces po ecën në rrugën e duhur dhe pa probleme.

“Të hënën do të zhvillohet sesioni i fundit i shqyrtimit dypalësh të Klasterit themelor me Shqipërinë. Ne kemi përfunduar tashmë sesionet shpjeguese të përditësimit të acquis të BE-së për të gjithë grupin Fundamentals, si dhe për grupet Dy (tregu i brendshëm) dhe tre (konkurueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse) me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Procesi screening është hapi i parë në procesin e negociatave”, tha ajo.

Sipas zonjës Pisonero ekzaminimet dypalëshe të grup kapitujve tregu i brendshëm, konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse do të pasojnë në vijim.

“Ne po punojmë me shpejtësi të plotë dhe do të përfundojmë ciklin e sesioneve shpjeguese të përditësimit në muajin Shtator të vitit 2023. Shqipëria do të duhet të përgatisë një udhërrëfyes që identifikon reformat kryesore që do të ndërmarrë sipas kapitujve 23 dhe 24 të sundimit të ligjit dhe udhërrëfyesit për reformën e administratës publike”, shtoi Pisonero.

Bazuar në takimet e shqyrtimit, Komisioni Evropian do t’i raportojë në fillim të vitit 2024 Këshillit Evropian mbi shkallën e gatishmërisë së Shqipërisë për të nisur zyrtarisht negociatat.

Bazuar në metodologjinë e re të zgjerimit dhe parimin e integrimit të përshpejtuar vendi ynë mund të bëhet nga ai moment pjesë e instrumenteve ekonomike dhe organizmave të BE-së edhe pa u anëtarësuar plotësisht në këtë organizatë.



Comments are closed.