Shqipëri, 3 viktima dhe 108 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit



Në Shqipëri janë regjistruar 108 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 3 persona ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.
Në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është bërë e ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 4466 dhe numri i të vdekurve në 123.
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë realizuar 477 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet më të larta janë regjistruar në Tiranë.
Sipas të dhënave të ministrisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 60 qytetarë, duke e çuar në 2523 numrin e të shëruarve.
Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 37311 testime dhe Instituti i Shëndetit Publik vazhdon punën në terren për rastet e dyshuara me koronavirus.
Eunews.al

