×
Thursday, April 18, 2024

Shpërndarja e COVID -19, vjen lajm i mirë nga OBSH: Asimptomaktikët nuk infektojnë të tjerët

June 9, 2020


Asimptomatikët(personat që duken dhe ndihen të shëndetshëm), kanë shumë pak gjasa që të infektojnë të tjerët me koronavirus. Kjo deklarohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Duket se është mjaft e rrallë që një person asimptomatik ta transmetojë më tej sëmundjen”, tha epidemiologia Maria Van Kerkhove, udhëheqësja teknike e OBSH-së për koronavirusin. Ajo përsëriti se koronavirusi përhapet përmes pikave të pështymës, të cilat mund të lëshohen kur dikush kollitet ose teshtin.

Komentet e saj përputhen me ato që ekspertët paralajmërojnë prej muajsh që pjesa dërrmuese e  përhapjes së koronavirusit ndodh përmes kontaktit të qëndrueshëm të ngushtë mes personave në ambiente të mbyllura (në shtëpi, zyra, kisha, spitale dhe ambiente të tjera ku njerëzit mblidhen për orë të tëra në një kohë dhe fluksi i ajrit është i kufizuar). Dhe ata që janë në dukje të shëndetshëm, e nuk përhapin spërkla, duket se nuk janë kërcënim gjatë pandemisë. Por duhet bërë kujdes, sipas mjekëve, të cilët kërkojnë të shihen me kujdes rastet e atyre që mund të duken si asimptomatikë, e ndërkohë, në fakt, janë raste të buta të sëmundjes, shenjat e së cilës tek ata, me pak më shumë vëmendje, arrijnë të dallohen.

Ndërsa Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u shpreh se ndonëse situata pas shpërthimit të koronavirusit në Evropë është përmirësuar, “në nivel botëror është duke u përkeqësuar”. Ai u tha gazetarëve që më shumë se 100,000 raste të infektuara janë raportuar në nëntë nga dhjetë ditët e fundit, dhe se 75 përqind e rasteve të një dite më parë kanë ardhur nga vetëm 10 shtete, shumica prej tyre nga Amerika dhe Azia Jugore.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments