×
Friday, April 19, 2024

Shpenzimet ushtarake globale në rritje, pavarësisht pandemisë

April 26, 2021


Pavarësisht nga pandemia e koronavirusit, shpenzimet totale ushtarake globale u rritën në gati dy trilionë dollarë vitin e kaluar, sipas të dhënave të lëshuara të hënën nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI).

Shpenzimet ishin 1,981 miliard dollarë, duke shënuar një rritje prej 2,6% në terma realë që nga viti 2019.

Pesë investitorët më të mëdhenj në vitin 2020 ishin SHBA, Kina, India, Rusia dhe Britania e Madhe.

Së bashku ata përbënin 62% të shpenzimeve globale ushtarake.

Ndërkohë, shpenzimet ushtarake të Kinës janë rritur për të 26-in vit radhazi.

“Ne mund të themi me siguri se pandemia nuk kishte një ndikim të rëndësishëm në shpenzimet ushtarake globale në vitin 2020”, tha Diego Lopes da Silva, studiues në  Programin e Shpenzimeve të Armëve dhe Ushtrisë te SIPRI.

“Mbetet për t’u parë nëse vendet do të mbajnë këtë nivel të shpenzimeve ushtarake gjatë vitit të dytë të pandemisë”, shtoi ai. 

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments