×
Sunday, September 19, 2021

Shpallja ‘non grata’ dhe ultimatumi i Kim, ish-kryeministri, Berisha paralajmëron konferencë për shtyp

August 5, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sot një konferencë për mediat në orën 12:00.

“Te dashur miq, sot ne oren 12:00 do te zhvilloj nje konference per shtyp ne hotel Rogner (salla Antigonea)! Ftoj mediat, sipas deshires, te jene te pranishme! Sb”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se pak ditë më parë ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka kërkuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që kjo parti të distancohet nga Sali Berisha, ish-presidentin e shpallur non-grata nga SHBA-ja, duke i paralajmëruar se në të kundërtën do të rrezikojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eunews.al

Comments are closed.