×
Thursday, September 23, 2021

Shkup, vendoset memorial kushtuar viktimave të gjenocidit të Srebrenicës

July 12, 2021

Sot në Shkup u mbajt Marshi tradicional i Paqes, me të cilin qytetarë nga etni të ndryshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut shënuan 11 Korrikun – Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës.

Organizatori i marshit ishte Komuna e Çairit në bashkëpunim me komunitetin boshnjak, ndërsa kryetari i kësaj komune, Visar Ganiu, theksoi se kjo komunë është një shoqëri multietnike ku banojnë shumë boshnjakë dhe se kjo ngjarje është e rëndësishme për bashkëjetesë dhe të ardhme të përbashkët në këtë komunë.

Në kuadër të përvjetorit të Srebrenicës, në parkun e Çairit është vendosur po ashtu memorial kushtuar viktimave të gjenocidit.

“Ky memorial do të qëndrojë këtu në zemër të komunës sonë dhe të gjithë do të mund ta vizitoni atë. Do të ketë pistën e vet. I rrethuar me gjelbërim, ai do të mbajë simbolikën e tij, nedrim për viktimat e gjenocidit të Srebrenicës”, tha Ganiu.

Gjatë aktivitetit, organizatorët dhe pjesëmarrësit vunë lule pranë memorialit.

Kryetari Ganiu shtoi se në të ardhmen e afërt, në prani të autoriteteve boshnjake nga Maqedonia e Veriut, si dhe nga Bosnjë dhe Hercegovina, një monument do të zbulohet në komunën e Çairit në kujtim të viktimave të gjenocidit.

Eunews.al

Comments are closed.