×
Tuesday, December 5, 2023

Shkarkimi i Presidentit, në varësi të përkufizimit “Shkelje e Rëndë” e Kushtetutës

July 9, 2021


Analizë dhe Skenarët e mundshëm shkarkimit:

Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ka shkaktuar mjaft tension në Shqipëri. E

gjithë vëmendja është e drejtuar në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të vendosë përfundimisht nëse

Presidenti do të shkarkohet, apo do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e tij. Gjykatës do t’i duhet të

përcaktojë edhe kuptimin e termit “shkelje e rëndë” e Kushtetutës, në mungesë të një përkufizimi

kushtetues dhe ligjor. Po ashtu, është ende e pasigurt se çfarë do të ndodhë pas një vendimi të

mundshëm të Gjykatës. Skenarë të ndryshëm janë të mundshëm, ndërsa i gjithë procesi do të jetë një

sfidë politike dhe ligjore

Më 9 qershor 2021, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi për shkarkimin e Presidentit

Ilir Meta.1 Kjo është hera e dytë që Partia Socialiste tenton të shkarkojë Presidentin; në vitin

2019, deputetë të Partisë Socialiste akuzuan Presidentin Ilir Meta për shkelje të Kushtetutës

pas anulimit të zgjedhjeve vendore, me ç’rast, një Komision Hetimor është krijuar për të

hetuar dhe për të raportuar për gjetjet. Para publikimit të raportit, Komisioni Hetimor kërkoi

opinionin e Komisionit të Venecias. Ky i fundit arriti në përfundimin se edhe pse Presidenti kishte

tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese, shkeljet e tij nuk përmbushin kriteret për shkarkim.2

Këtë herë akuzat nuk lidhen me ndonjë akt konkret të nxjerrë nga Presidenti. Pretendimet për shkelje

të rëndë të Kushtetutës u referohen deklaratave të ndryshme të bëra nga Presidenti para dhe gjatë

zgjedhjeve parlamentare.

104 nga 122 deputetë votuan për shkarkimin e Presidentit.3 Ky i fundit i hodhi poshtë të

gjitha akuzat, duke këmbëngulur se Kuvendi nuk ka legjitimitetin për të bërë një gjë të tillë.

Më 14 qershor 2021, Kuvendi e dërgoi vendimin për shkarkim në Gjykatën Kushtetuese, e cila duhet të

nxjerrë një vendim brenda tre muajve. Derisa është e qartë se Gjykata Kushtetuese mund ta shkarkojë

Presidentin, ose të shfuqizojë vendimin për shkarkim, mbetet mjaft e paqartë se çfarë do të ndodhë më

pas. Për më tepër, Gjykatës Kushtetuese do t’i duhet të punojë me dispozita të paqarta kushtetuese

dhe ligjore. Përkatësisht, nuk ekziston asnjë përkufizim kushtetues apo ligjor për “shkeljen e rëndë”

të Kushtetutës për të cilën mund të shkarkohet Presidenti. Në mungesë të dispozitave të tilla, Gjykata

Kushtetuese mund të kërkojë paraprakisht opinionin e Komisionit të Venecias.

Gjykatës Kushtetuese do t’i duhet të punojë intensivisht dhe të marrë vendimin sa më shpejt që të jetë

e mundur, ose gjithçka do të shtyhet për në muajin shtator. Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat,

duket se opsioni i dytë është më i mundshëm. Megjithatë, nëse Ilir Meta është ende President kur

të konstituohet Kuvendi i ri në shtator, atij do t’i duhet t’i japë mandatin kandidatit për formimin e

qeverisë së re, Edi Ramës. Kjo do të jetë një situatë e pafavorshme për të dy palët, sidomos pas

vendimit të Kuvendit për shkarkim, dhe kriza të tjera politike mund të pasojnë.

Duket se shkarkimi i Presidentit Ilir Meta do të jetë një proces mjaft i gjatë, me një fund të pasigurt.

Kjo do të jetë rezultat i mungesës së qartësisë kushtetuese dhe ligjore, dhe

mungesës së precedentëve, duke qenë se ky është rasti i parë që ndodh në Shqipëri, që pas

rënies së sistemit komunist.

Si rrjedhojë, kjo situatë ka sjellë debate, interpretime, analiza e rekomandime të ndryshme, teksa

pritet me padurim se si do të përfundojë ky proces.

Periudha parazgjedhore në Shqipëri ishte mjaft e ngarkuar. Vetëm dy ditë para zgjedhjeve,

kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri në detyrë Edi Rama njoftoi se do të niste procedurat

për shkarkimin e Presidentit Meta, nëse ky i fundit nuk do të jepte dorëheqjen pas zgjedhjeve.5

Pak javë më parë, vetë Presidenti kishte premtuar dorëheqjen, nëse Edi Rama do të fitonte 71 mandate

nga zgjedhjet.6 Gjithsesi, edhe pse Edi Rama fitoi 74 mandate, Presidenti refuzoi të japë dorëheqjen

me pretendimin se votat ishin manipuluar. Kjo nuk është hera e parë që Presidenti Ilir Meta hedh akuza

të tilla kundër Edi Ramës. Para zgjedhjeve, ai madje kishte deklaruar se njerëzit do të dilnin në rrugë

nëse Edi Rama do të përpiqej të manipulonte zgjedhjet. Në fund, Partia Socialiste (PS) fitoi zgjedhjet

duke siguruar 74 vende në Kuvend, aq sa kishte fituar edhe nga zgjedhjet e kaluara.

Më 30 prill 2021, pak ditë pas fitores në zgjedhje, Partia Socialiste i kërkoi Kuvendit nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Sipas deputetëve të kësaj partie, Meta kishte bërë deklarata të njëanshme politike para dhe gjatë zgjedhjeve. Ata e akuzuan Presidentin për nxitje të dhunës dhe, rrjedhimisht, shkelje të Kushtetutës.7 Për të hetuar veprimtarinë e Presidentit Ilir Meta, Kuvendi ngriti një Komision Hetimor, i cili arriti në përfundimin se Presidenti kishte shkelur rëndë Kushtetutën dhe propozoi shkarkimin e tij.8 Mes të tjerash, Komisioni deklaron se “[..] Presidenti ka cenuar rolin dhe pozitën e tij kushtetuese si kreu i shtetit dhe si përfaqësuesi i unitetit kombëtar.”9 Duke marrë parasysh shkelje të tilla, Komisioni arriti në përfundimin se Presidenti Ilir Meta “nuk mund të vazhdojë të ushtrojë rolin e tij si President”.10 Kështu, më 9 qershor 2021, Kuvendi miratoi raportin e Komisionit dhe vendosi për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Nëse nuk jep dorëheqjen, Ilir Meta do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e tij si President, në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

PROCEDURA PËR SHKARKIMIN E PRESIDENTIT

Procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë përcaktohet nga:

Procedura për shkarkimin e Presidentit kalon nëpër fazat procedurale të shpjeguara më poshtë. Hapi i

parë është kërkesa e deputetëve për shkarkimin e Presidentit. Procedura vazhdon në Parlament, i cili,

pasi të votojë pro shkarkimit, e kalon çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Nëse vendos tëvazhdojë me

shqyrtimin gjyqësor të çështjes, Gjykata do të duhet të marrë një vendim. Vendimi për shkarkimin e

Presidentit merret me shumicë votash, që është 7 nga gjithsej 9 gjyqtarë.14 Megjithatë, për rastin në

fjalë, Gjykata Kushtetuese është në proces të emërimit të gjyqtarëve të rinj për të plotësuar përbërjen

e saj prej 9 anëtarësh. Aktualisht, Gjykata funksionon me vetëm 7 gjyqtarë, kështu që do të duhen 5

vota për shkarkimin e Presidentit.15

13 Ligji Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë:

14 Ligji Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Neni 72 (2)

15 Një gjyqtar në vitin 2018 dhe një tjetër në vitin 2019 u shkarkuan nga Gjykata Kushtetuese, duke e lënë këtë të fundit me vetëm

7 anëtarë. Një nga 7 gjyqtarët e mbetur është gjyqtare në detyrë, duke pasur parasysh që mandati i saj kishte përfunduar që në

vitin 2017. Nga gjithsej 9 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, tre prej tyre zgjedhen nga Presidenti, tre nga Kuvendi dhe tre të tjerë

nga Gjykata e Lartë. Tre gjyqtarët e rinj (përfshirë atë që zëvendëson gjyqtarin në detyrë) do të zgjedhen nga Gjykata e Lartë. Kjo

e fundit ka nisur aktualisht procedurën për aplikime, në përputhje me Ligjin. Nëse nuk zhvillohet ndonjë procedurë e përshpejtuar

për zgjedhjet në këtë gjykatë, duke marrë parasysh periudhën tremujore gjatë së cilës Gjykata Kushtetuese duhet të shpallë

vendimin e saj përfundimtar, duket se kjo Gjykatë do të duhet të merret me këtë çështje me përbërjen aktuale jo të plotë.

Jo më pak se 1/4 e të gjithë deputetëve mund të propozojnë shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës duke i paraqitur kërkesën Kuvendit. Kërkesa I paraqitet me shkrim Kryetarit të Kuvendit Shumica e anëtarëve të Gjykatës votojnë për kalimin e çështjes në séance plenare.  Brenda tre muajve,

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për shkarkimin ose jo të Presidentit. Kryetari i Kuvendit ia përcjell kërkesën dhe dokumentet shoqëruese të saj Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Komisioni i paraqet Kuvendit raportin dhe propozimin e tij për ngritjen e një komisioni hetimor. Kuvendi voton, jo më vonë se 7 ditë nga marrja e raportit, për ngritjen e Komisionit Hetimor.

VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE – CILAT JANË ALTERNATIVAT?

Gjykata Kushtetuese ka 3 (tre) muaj kohë për të nxjerrë një vendim lidhur me shkarkimin e Presidentit

Ilir Meta. Gjykata vazhdon gjykimin e çështjes, edhe nëse Presidenti vendos të japë dorëheqjen para

shpalljes së vendimit nga Gjykata.16

Sa i përket vendimmarrjes, Gjykata Kushtetuese mund:

Të konfirmojë vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit: në një rast të tillë, Gjykata

Kushtetuese arrin në përfundimin se Presidenti i Republikës ka shkelur rëndë Kushtetutën

dhe deklaron shkarkimin e tij nga detyra. Në këtë rast, vendimi i Gjykatës Kushtetuese hyn

në fuqi në ditën e shpalljes dhe publikohet menjëherë në Fletoren Zyrtare.

Të shfuqizojë vendimin e Kuvendit; në këtë rast, Gjykata Kushtetuese arrin në përfundimin

se nuk ka shkelje të Kushtetutës dhe Ilir Meta mbetet President i Shqipërisë.

Të mos marrë një vendim; kjo ndodh nëse Gjykata Kushtetuese nuk siguron shumicën

e votave të anëtarëve të saj. Në këtë rast, e gjithë procedura bëhet e pavlefshme dhe

Presidenti vazhdon të ushtrojë funksionin e tij.

Sfida kryesore për Gjykatën Kushtetuese është të vendosë nëse Presidenti e ka shkelur “rëndë”

Kushtetutën. Duke qenë se as Kushtetuta dhe as ndonjë ligj tjetër nuk definojnë kuptimin e “shkeljes

së rëndë” të Kushtetutës, ka shumë gjasë që Gjykata Kushtetuese t’i drejtohet Komisionit të Venecias

për një opinion mbi këtë çështje.17

ÇFARË NDODH PAS VENDIMIT? – SKENARËT E MUNDSHËM

Skenarët e mësipërm B dhe C prodhojnë rezultat të qartë. Nga ana tjetër, mbetet e panjohur se

çfarë do të ndodhë nëse Gjykata vendos për shkarkimin e Presidentit (A). As Kushtetuta dhe as

ndonjë ligj tjetër nuk rregullojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë procesin dhe afatin kohor për zgjedhjen

e Presidentit të ri pas shkarkimit të Presidentit aktual. Për më tepër, nuk ka as precedentë të

mëparshëm që do të mund të shërbenin si shembuj. Një tjetër pengesë për procesin do të jetë

edhe përfundimi i mandatit të Kuvendit. Ndonëse mandati i përfundon zyrtarisht më 9 shtator 2021,

Kuvendi mund të mblidhet vetëm deri më 8 korrik 2021, 60 ditë para përfundimit të mandatit të tij.18

Prandaj, duket se procesi dhe afati për zgjedhjen e presidentit të ri do të varen në një masë edhe nga

data e vendimit të Gjykatës.

16 Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës Së Shqipërisë 63 (3)

17 Ekonomia Online “Tre variantet e vendimit për Metën, Kushtetuesja mund t’i drejtohet edhe komisionit të Venecias”, 16 qershor 2021.

Shqipëri: Shkarkimi i Presidentit, në Varësi të Përkufizimit “Shkelje e Rëndë” e Kushtetutës

Nëse Gjykata Kushtetuese e merr vendimin para konstituimit të Kuvendit të ri, Kuvendi në ikje nuk

mund ta zgjedhë dot Presidentin e ri.19 Prandaj, një zgjidhje do të ishte që Kryetari i Kuvendit të

shërbente formalisht si President në detyrë për jo më shumë se 60 ditë. Në këtë drejtim, ka ngjashmëri

të kësaj procedure me atë të Kosovës, ku po ashtu

parashihet që Kryetari i Kuvendit të shërbejë

përkohësisht si President i Republikës. Nëse gjatë

kësaj kohe konstituohet Kuvendi i ri i Shqipërisë,

Kryetari i ri i Kuvendit merr automatikisht postin e

Presidentit deri në zgjedhjen e Presidentit të ri.20

Për zgjedhjen e Presidentit të ri në tre raundet

e para duhen 84 vota. Kështu, Partia Socialiste

mund të përdorë periudhën 60-ditore për të arritur

konsensusin me partitë e tjera politike. Nëse

Presidenti nuk zgjedhet në tre raundet e para, për

raundin e katërt dhe të pestë nevojiten vetëm 71

vota. Në këtë rast, Partia Socialiste nuk do të ketë

nevojë për konsensus, pasi që do t’i ketë votat e mjaftueshme me 74 vendet e fituara në Kuvend.

Sidoqoftë, duket mjaft e mundshme që Gjykata të mos nxjerrë një vendim deri pas krijimit të Kuvendit

të ri; veçanërisht nëse kërkon një opinion nga Komisioni i Venecias. Në këtë rast, për shkak të

mungesës së dispozitave kushtetuese dhe ligjore, është e paqartë se brenda çfarë afati kohor do të

zgjedhet Presidenti nga Kuvendi i ri. Ky i fundit do të duhet të mbështetet në dispozita të tjera që nuk

rregullojnë, në thelb, zgjedhjen e Presidentit të ri pas shkarkimit të Presidentit aktual nga detyra, por

që do të mund të funksiononin për çështjen në fjalë.

Shqipëri: Shkarkimi i Presidentit, në Varësi të Përkufizimit “Shkelje e Rëndë” e Kushtetutës

Kështu, Kuvendi duhet të zgjedhë mes procedurave të ndryshme për zgjedhjen e Presidentit të ri:

Të zbatojë Nenin 91 (1) që përcakton se “kur vendi i Presidentit mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit

zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij”. Kjo do të thotë se Kuvendi do të zgjedhë Presidentin

e ri brenda 60 ditëve. Kjo procedurë mund t’u sigurojë partive parlamentare më shumë kohë për

të arritur konsensus për zgjedhjen e Presidentit.

Megjithatë, Kuvendi mund të zgjedhë të zbatojë Nenin 91 (2) i cili parashikon se “Në rast se

Presidenti nuk mund të ushtrojë detyrën për më shumë se 60 ditë, Kuvendi, me dy të tretat

e të gjithë anëtarëve, vendos dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila vërteton

përfundimisht faktin e pamundësisë. Në rast të vërtetimit të pamundësisë, vendi i Presidentit

mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit të ri fillon brenda 10 ditëve nga dita e vërtetimit të

pamundësisë.” Ky nen i referohet vetëm “pamundësisë së Presidentit për të ushtruar detyrën”

dhe nuk ka lidhje me rastin e shkarkimit të Presidentit. Megjithatë, si “pamundësia” ashtu edhe

“shkarkimi” kërkojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’i dhënë fund mandatit të Presidentit.

Në të dy rastet, mandati i Presidentit përfundon para kohe. Kësisoj, Kuvendi mund të zbatojë

të njëjtën procedurë për zgjedhjen e Presidentit të ri, pas vendimit të mundshëm të Gjykatës

Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit aktual.



Comments are closed.