×
Tuesday, July 23, 2024

Shkarkimi i Metës, Komisioni Hetimor apel Metës: Ke kohë deri të hënën

May 18, 2021


Presidenti Ilir Meta nuk eshte paraqitur per te dyten here radhazi ne Komisionin Hetimor Parlamentar te ngritur per te hetuar shkeljet Kushtetuese gjate ushtrimit te detyres.

Kreu i ketij Komisioni, deputeti i PS Alket Hyseni tha se jane te gatshem ta degjojne Ilir Meten nga e merkura deri diten e hene.

“Dëgjesa nuk do bëhet sot, për të mundësuar dëgjesën, në funksion të veprimtarisë së këtij komisioni, me qëllim për të dëgjura dhe palën tjetër e cila është pala nën hetim sipas kushtetues.

Si detyrim, për ta thirrur dhe dëgjuar presidentin, për të shprehur qëndrimine tij, do të propozoja që ti nisim një shkresë që sot ku do ti komunikojmë se ne jemi gati për ta dëgjuar që nga dita e nesërme deri të hënën, të zgjedhë ditën dhe orën, për ti hequr cdo alibi kujdo. Jeni dakord?

Deri ditën e hënë.. sa i bie data? Ky afat ka lidhje dhe me afatin e veprimtarisë së Kuvendit.”, deklaroi Hyseni ne Komision, duke i hequr Metes te gjitha alibite se eshte i angazhuar dhe nuk mund te marre pjese!

Eunews.al



Comments are closed.