×
Wednesday, May 25, 2022

Shkalla e papunësisë në BE në nivelin më të ulët që nga viti 2000

January 9, 2020

Papunësia në Bashkimin Evropian (BE) ishte 6,3 për qind në nëntor duke mbetur në nivelin më të ulët që nga janari i vitit 2000, njoftoi sot Zyra Statistikore e bllokut europian.

Shifra ishte e qëndrueshme në krahasim me një muaj më parë dhe ra nga 6,6 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

“Shkalla e papunësisë me rregullim sezonal në zonën e euros ishte 7,5 për qind në nëntor 2019 dhe ishte e qëndrueshme në krahasim me tetorin 2019 duke u ulur nga 7,9 për qind në nëntor 2018”, tha zyra e statistikave.

Eurozona përfaqëson vendet anëtare që përdorin monedhën e vetme, Euro, ndërsa BE përfshin të gjitha vendet anëtare të bllokut.

Sipas vlerësimeve 15.6 milionë njerëz në bllokun 28-anëtarësh, përfshirë 12.3 milionë në zonën e Euros, ishin të papunë në këtë muaj.

Numri i personave të papunë në bllokun 28-anëtarësh u rrit për 34 mijë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit ndërsa ra për 624 mijë në bazë vjetore.

Eurostat tha se nivelet më të ulëta të papunësisë në nëntor 2019 janë regjistruar në Çeki me 2,2 për qind dhe Gjermani me 3,1 për qind.

Shifrat më të larta janë shënuar në Greqi, me 16,8 për qind në shtator 2019, si dhe në Spanjë me 14,1 për qind.

Të dhënat treguan se shkalla e papunësisë së të rinjve në bllokun 28-anëtarësh ishte 14,3 për qind.

“3.2 milionë të rinj (nën 25 vjeç) ishin të papunë në bllokun 28-anëtarësh, prej të cilëve 2.3 milionë ishin në zonën e euros”, thotë Eurostat.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments